Gazetarja shqiptare, Paloma ka disa ditë që ka nisur aventurën e saj të re në Big Brother VIP Albania.
Madje, këtë të martë ajo u zgjodh si e preferuara e publikut së bashku me Granitin, shkruan Reporteri.net.
Mëngjesin e ditës së sotme, bashkëshorti i saj, artisti Alandy, ka folur për qëndrimit e Palomës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur në lidhje me pjesën nëse po pret që të eleminohet Paloma dhe të lirohet fluksi i punëve, Alandi u shpreh se dëshiron që ajo të qëndrojë sa më gjatë.
“Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo”, tha ai.
Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna, por në lidhje me pjesën se si po e përjeton vogëlushja largimin nga shtëpia të nënës së saj, Alandi ka treguar se:
“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë.”
Por a ka ndonjë moment që Paloma mund ta ketë bërë xheloz Alandin? Ja se si përgjigjet ai:
“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shmë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar”, tha Alandy./Reporteri.net/