×
  • Show Time
  • Show Time

    “E ka shkelë ky vendi jonë Azizin”, Monika Salihu për komentet ndaj babait të saj në rrjete sociale

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 11:10

    Monika, vajza e bokserit të njohur kosovar, Aziz Salihut së fundmi ka folur rreth shqetësimeve karshi fjalëve që dëgjon për babanë e saj.

    Ajo kritikoi qasjen e komentuesve në rrjete sociale, teksa shtoi se shumica e njerëzve që e përjetojnë depresionin, vuajnë pikërisht nga këto lloje të komenteve.

    “Gjithkush i ka mendimet e veta, shijet e veta, gjithkush me na dashtë s’është interesant. S’mujnë me të dashtë, por me u çu një mëngjes, në retë e tyre të zeza, pa disponim, me i pa t’u të sha në nënë, në babë, në far…Kemi marrë shumë guxim me sha ose me ofendu dikë. E kam një njeri që është ambasador jo veç i sportit, por i suksesit. E ka shkelë pak shumë ky vendi jonë”, u shpeh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!