×
  • Show Time
  • Show Time

    “E kemi votuar për 4 muaj, haram i qoftë”, fansat të nervozuar shpërthejnë kundër Donald Veshajt

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 16:43

    Donaldi ka nervozuar tej mase fansat e Beatrixit që pas festës mbrëmë që kishte organizuar Top Channel për stafin dhe ish banorët e Big Brother VIP.

    Aktori Veshaj ishte i pranishëm në festë, ku dhe këndoi këngën që e kishte shkruar për Bora Zemanin, e që këndohej nga Elgit Doda, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Beatrixa shkoi më vonë tek festa bashkë me vëllain e saj, por që në asnjë moment nuk u pa bashkë me Donaldin, i cili gjatë gjithë kohës ishte me një pjesë të ish banorëve dhe vëllain e tij, Romeon.

    Këto veprime të aktorit kanë irrituar fansat e Beatrixit të cilët janë shprehur se janë bërë pishman që e kanë votuar, derisa i kanë kërkuar edhe falje Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit që dikur i kundërshtonin me komente, shpesh edhe fyese, pasi të dyja nuk e besonin aspak Donaldin.

    Kujtojmë se ndarjen e konfirmoi ditën e sotme, Beatrix Ramosaj përmes një InstaStory të publikuar, derisa kishte shkruar: “Histori falso”, si dhe e kishte hequr nga lista e miqve në Instagram, Donaldin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!