Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi është mjaft aktive në rrjete sociale.
Së fundi ajo ka hapur mundësinë që ndjekësit e saj t’i shtrojnë pyetje, të cilat ajo pastaj i ka bërë publike.
Ajo mori shumë komente pozitive, por kishte edhe nga ata që e kritikuan.
Një kometues i shkruan: Të ishe si Kim Kardashian aq e suksesshme sdo më vinte keq po ti je bërë e famshme nga ‘Per’puthen’ se të ishte për ty asnjë s’do të njihte.
Sindit nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i është përgjigjur atij.
“Kim Kardashian është bërë e famshme nga një sex tape dhe e ka përdorur famën me zgjuarsi për të arritur atje ku është. Unë kam dal nga ‘Për’puthen ashtu si shumë ikona të televizionit shqiptar mund të kenë dal nga të qenurit velina në televizione si fiks fare. Më prisni dhe mua nja 15 vite dhe jam e sigurt se do të më duartrokisni fortë.”, ka shkruar ajo.
Duket se ky koment e ka bezdisur ish konkurrenten e “Për’puthen” sepse e ka cilësuar komentin si injorant dhe i është përgjigjur me tone të ashpra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.