Këngëtarja kosovare ka reaguar pas disa komentues kanë kritikuar dhe bullizuar, këngëtaren dhe yllin e Big Brother Albania VIP, Beatrix Ramosaj
Fillimisht ishte thënë se Dafina Zeqiri do të lansojë një këngë në bashkëpunim me Beatrix, por më vonë doli që do të jetë i dashuri dhe partneri i Dafinës, DJ Geek – që do të punojë me këngëtaren.
Gjatë të mërkurës, Dafina publikoi një video humoristike në “TikTok”, me humor të Stupcave, e më vonë ishte Trixa ajo që e mbështeti atë.
E në replika e sipër kishte komente vazhdimisht negative të ndjekësve të Dafinës, të cilët e paragjykonin miqësinë e dy këngëtarëve por që edhe e sulmonin Beatrixën.
Këto bënë që Dafina të revoltohet dhe të fillojë një “luftë” me ta.
“Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”, ka shkruar.
Trixa e ka gjetur vetën në thumb të komenteve fyese pas lidhjes që pati sa ishte pjesë e Big Brother Albania VIP me Donaldin.
Kënga e saj me DJ Geek besohet se do t’i kushtohet pikërisht vendit të dytë të BBA VIP 1, pasi që edicionin e parë të këtij spektakli e fitoi Ilir Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.