Ishte vetëm 7 vjet kur luante rolin e fëmijës së çiftit “Maria dhe Antonio”, në serialin e dubluar në shqip “Për ty”.
Carlos Hays apo “Horge-Horgito” siç njihet nga seriali sot është 22 vjet.
Ai që nga koha kur e shihnim në ekranet televizive, ka ndryshuar, është rritur, madje ka filluar edhe një lidhje dashurie me vajzën e cila quhet Camila Barquero.
“Horge” ishte pjesë edhe e disa projekteve televizive pas serialit “Për ty”. Kujtojmë që seriali i lartpërmendur ka qenë ndër serialet e para dhe më popullorët në trojet shqiptare.
Në rolet kryesore luajtën, aktorja meksikane Ana de la Reguera- Maria, së bashku me aktorin Leonardo Garcia Vale- Antonio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.