×
  • Show Time
  • Show Time

    E mbante të “fshehur” prej vitesh, ky është i dashuri i tifozes së njohur kroate

    Reporteri
    15 Dhjetor 2022 | 8:51

    Ivana Knoll fitoi popullaritet duke bërë  tifo të madhe për kombëtaren kroate në Kupën e Botës dhe numëron 2.7 milionë ndjekës në Instagram.

    Ivana fitoi titullin e tifozes më të bukur në botë. Megjithatë, pak njerëz e dinë rreth jetës private të kësaj tifozeje tërheqëse.

    Ndonëse në tribuna nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e një mashkulli, aludohet se prej vitesh është në lidhje me një sipërmarrës.

    Këtë e dëshmojnë fotot e Ivanës që i ka në Istagram, ndonëse ka vite që ata nuk kanë publikuar foto bashkë.

    Duket se çifti më së shpeshti ka ndarë momente udhëtimi dhe fotoja e parë e publikuar e tyre daton në vitin 2014. Ndër të tjera kanë vizituar së bashku Brazilin, Budapestin, Lisbonën, Disneyland dhe Oktoberfest në Mynih.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!