Pas komenteve, akuzave e ofendimeve të ndryshme për foton e publikuar për 30-vjetorin e saj, ka reaguar Bebe Rexha.
Bebe Rexha ka postuar një fotografi që nuk ka lënë njeri pa e parë e komentuar.
Ajo është fotografuar vetëm në tanga, e shtrirë në dyshemenë e banjos me një pasqyre në dorë, duke u bërë gati për festë.
E njerëzit e kanë quajtur me mera të ndryshëm këgnëtaren e cila ka mbushur 30 vjet.
Bebe nuk ka lënë pa reaguar për këto fjalë, teksa foton nuk e ka ndërmend ta fshijë.
Në një status në Twitter ajo ka shkruar: “Po unë jam një zuskë, një kur… Të gjitha këto”.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe i kudërpërgjigjet njerëzve që nuk janë rehat me postimet e saj.
Ajo pak kohë më parë kishte kritikuar një producent i cili i kishte thënë se asaj më nuk i ka hije të shfaqet e zhveshur në postime e në publik, pasi nuk e kishte moshën.
Bebe ka bërë një postim të gjatë ku kishte shpjeguar pse ajo ndihet rehat në lëkurën e saj dhe se po ndihet më tërheqëse se kur ishte në të 20-tat.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare kishte marrë shumë përkrahje nga emra të njohur të industrisë për atë postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.