Filloreta Raçi e njohur në skenë si Fifi u komentua në media mjaft shumë këtë vit.
Kjo pasi e njëjta ishte konkurrente në reality show-n “Big Brither VIP” nga ku mori edhe më shumë famë.
Fifi ishte kryetemë në media pothuajse çdo ditë për shkak të “veprimeve” që tek sytë e audiencës dukeshin skandaloze.
Këngëtares me prejardhje nga Kosova i ishte komentuar mjaftë shumë një moment kur i kishte rënë të fikët me çka edhe u përqesh në rrjet, shkruan Insajderi.
Përmes publikimit të një kënge të re Fifi ka sulmuar “Top Chanel” ku mes vargjeve tregon se veprimet e saj keqkuptoheshin kinse e njëjta dëshironte vëmendje.
“A rrin pse jom e mire a vec per interes… dojn me ma flliq…me lyp psikolog në rrethin tem është krim spontanisht me kajt, krejt thojn DRAMA QUEEN e parameno gabimisht ty met ra t’fikt, ke aktru don vëmendje”, thotë ndër të tjera Fifi në këngën e re
Këngëtarja ditë më parë kishte reaguar edhe publikisht ndaj një videoje të publikuar nga Top Chanel.
Një prej këtyre momenteve ishte ai kur Fifit i ra të fikët gjatë transmetimit live. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ka reaguar e revoltuar ndaj Top Channel-it.
“Para një viti unë kam qenë pjesë e Big Brother. Të gjithë e dini. Të gjithë e keni marrë vesh ça psikopatje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashur të bëj gjëra për vëmendje e sa jo, të gjitha i keni kuptuar. Kam qëndruar brenda gati 2 muaj dhe rreth 18 herë kam kërkuar të dal nga ajo shtëpi por nuk kam mundur. Pse s’kam mundur të dal e di produksioni. Më ka rënë të fikët dy herë, një herë në Prime që e keni parë të gjithë, e një herë që nuk ka dalë në transmetim. Në atë shtëpi unë kam qeshur, kam luajtur, kam kërcyer, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, kishte shkruar FIFI.