×
  • Show Time
  • Show Time

    “E rrëmbeva vajzën time…e futa shpejt në makinë”, Arjola tregon historinë prekëse me vajzën e saj

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 23:21

    Arjola Demiraj ka bërë një rrëfim prekës sa i përket vajzës së saj të madhe, Helgës.

    Ajo ka treguar se për një vit nuk e kishte takuar vajzën e saj, pasi ajo refuzonte të jetonte me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aktorja nga Tropoja ka treguar se një ditë vendosi të shkonte te shkolla dhe ta rrëmbente atë.

    “Shkova te shkolla dhe e prita derisa përfundoi mësimin. Aty e mbërtheva me duart e mia dhe e futa në makinë. Aty dëgjova pas një viti fjalën “mam” nga ajo”, tregoi mes lotësh Arjola.

    Pas këtij rrëfimi, Arjola takoi tre fëmijët e saj në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!