×
  • Show Time
  • Show Time

    E shpallën të ‘vdekur’, flet këngëtarja Vjollca Haxhiu: Kjo është vetëm paturpësi

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 13:43

    Gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtares së mirënjohur, Vollca Haxhiu.


    Artistja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar në një postim duke bërë me dije se ky është plotësisht i rremë.

    Ajo ka publikuar lajmin në InstaStory dhe thekson se është paturpësi dhe një shqetësim natyrisht për rrethin e familjen e saj.

    “Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar ajo sipër postimit.

    Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi një gjë e tillë më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

    Lidhur me këto reagimet kanë qenë të ashpëra, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë masë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!