×
  • Show Time
  • Show Time

    E thotë hapur Sara: Këto gjëra nuk më pëlqejnë te Ledri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 9:37

    Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, Sara Hoxha ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë, në “Dancing with the Stars” dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.

    Sara gjithashtu ka treguar edhe për planet që ka për të ardhmen.

    “Kemi edhe plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla.”

    Sara gjithashtu gjatë një loje të zhvilluar ka treguar edhe 3 gjërat që nuk i pëlqejnë tek Ledri.

    “Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është gaforre, shumë i ndjeshëm.”

    A është problem largësia për shkak të “Dancing With The Stars” për Poem-in e vogël?

    “Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu.”

    Fakti që ka arritur deri në mbrëmjen e dhjetë të “Dancing With The Stars” a ka qenë edhe një ndihmë nga Ledri?

    “Po, as që diskutohet. Patjetër sepse të gjithë njerëzit që e duan Ledrin detyrimisht më duan edhe mua. Më votojnë mua për Ledrin. Është normale kjo gjë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!