×
  • Show Time
  • Show Time

    E trishtë: Këngëtarja e famshme vdes nga kanceri

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 15:46

    Këngëtarja Sarah Harding ka ndërruar jetë nga kanceri. Lajmin e trishtë e bëri me dije nëna e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.


    Ylli i “Girls Aloud”, e cila vdiq në moshën 39-vjeçare kishte vetëm një vit që ishte diagnostikuar me kanceri të gjirit.

    “Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur.

    E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, thuhet në mesazhin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!