Këngëtarja shqiptare, Eda Zari, u është bashkuar zërave në Kosovë e Shqipëri që kanë dalë kundër perfromancës në Festivalin e Birrës në Korçë të këngëtarit serb, Goran Bregoviq.
Zari ka kujtuar periudhën e rëndë në të cilën kaloi Shqipëria gjatë tërmetit që ndodhi në nëntor të vitit 2019 dhe ndihmën që kosovarët i ofruan Shqipërisë në ato momente të rënda për vendin, shkruan Reporteri.net.
“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 -erdhën aq urgjentisht për t‘na qënë pranë.
Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë!”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, krahas Eda Zarit, reagime kanë bërë edhe artistë tjerë të estradës duke kërkuar anulimin e Ftesës për Bregoviq.
Kujtojmë se, ka prej tyre që edhe e kanë anuluar pjesëmarrjen për të perfromuar në Festivalin e Birrës në Korçë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.