×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe burri i Fjolla Morinës reagon për lidhjen e Donaldit me Beatrixin, pozicionohet “kundër” Borës

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 9:24

    Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar.

    Nuk ka munguar as reagimi i bashkëshortit të këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla.

    Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar:

    “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”!

    Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj.

    Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ai i ka bërë thirrje Beatrixit që mos ta lëshoj Donaldin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!