Prej kohësh po pritet me interes të madh filmi i ri i Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”. Në rrjetet sociale janë postuar shpesh poza, ku duken disa nga emrat më të njohur të skenës, që do të marrin pjesën në këtë film.
Por ajo që nuk e kishim menduar kurrë është se edhe kryeministri Rama merr pjesë në këtë produksion. Ashtu si shihet edhe nga fotot, kreu i qeverisë ka një rol ku shfaqet tërësish i transformuar. Me paruke dhe me një sy ngjyrë tjetër, kjo është pamja e Ramës në filmin e Mamaqit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i tij në komedinë e aktorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.