“Miss Serbia” Irina Jovanka pushtoi mediat shqiptare dhe serbe, pas veprimit që bëri në “Miss Freedom of the World” të mbajtur në Kosovë.
E duket se Irina, po e bashkëndjenë dhimbjen me shqiptarët e prekur nga tërmeti dhe ajo ka vendosur që të mos rrije duarkryq në këtë situatë.
Në një njoftim që ajo ka bërë përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka bërë të ditur se së shpejti niset nga Viena për në Kosovë, e më pas në Durrës dhe Tiranë për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmeti.
“Unë nisem nga Viena në Kosovë të Premten në mëngjes në orën 02:00 dhe më pas në Tiranë dhe Durrës. Nëse dikush do të donte të dërgonte rroba, batanije apo ngrohëse për të prekurit nga tërmeti, do të jetë e mundur nesër, vendin ua bëj të ditur, më kontaktoni”, ka shkruar ajo në njoftimin e bërë në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.