Luiz Ejlli ngriti një dolli për kreun e PD-së, Sali Berisha në natën e ditëlindjes së Kiarës.
Teksa ishin duke festuar brenda shtëpisë së BBV, Luizi tha se po ngrinte një dolli edhe për Berishën.
Ky i fundit e ka falënderuar këngëtarin për dollinë. I ftuar në Syri.tv, Berisha tha se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë, teksa e ka falënderuar për dollinë që Luizi ka ngritur për të.
“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.