×
  • Show Time
  • Show Time

    Eduart Grishaj tregon banorët më tekanjozë të “Big Brother VIP 2”

    Reporteri
    02 Maj 2023 | 22:07

    Regjisori Eduart Grishaj është i drejtpërdrejtë kur liston banorët më tekanjozë të sezonit të dytë të i “Big Brother VIP”.

    I ftuar në “Fan Club”, regjisori flet për ish-konkurrentët Olta Gixhari dhe Tan Brahimi.

    “Olta Goxhari ka qenë një nga banoret më tekanjoze. Por ka pasur dhe të tjerë tekanjozë. Vendin e dytë e mban Tan Brahimi, shumë problematik. Erdhi një moment që m’u bë si fëmija në kopësht. Vetëm më thërrisnin: O Edi ky Tan Brahimi do të dalë. Thoshte dua të dal… jo se nuk po dal, ose po dal… ka qenë më i bezdisshmi”.

    Gjatë intervistës me Megi Pojanin, Grishaj shprehet se banorët e këtij sezoni kanë qenë të llastuar.

    “Shumë të llastuar kanë qenë këtë vit, por do zemë mend për vitet e tjera”.

    Reality show që theu rekordet e audiencës dhe mbërtheu pas vetes miliona shqiptarë, “Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!