Efi është e bindur që ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother.
Ajo u shpreh falenderuese ndaj programit “Përputhen”, një nga më të ndjekurit në televizionin Top Channel dhe në Shqipëri, pasi pa të, sipas Efit nuk do ishte sot aty ku është.
Duke biseduar me Qetsorin dhe Nitën ajo tha se është mirënjohëse për autoren dhe moderatoren e programit, ndërsa shtoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”.
Qetsori u shpreh se “Përputhen” është një program mjaft interesant dhe se mëson të rinjtë e të rejat se si të ndërveprojnë më njëri-tjetrin ballë për ballë dhe jo në telefon, siç ndodh rëndomë.
Ai shtoi se e ka ndjekur “Përputhen” dhe se e ka parë edhe sezonin, kur Efi ishte pjesë.
Përndryshe në Prime Luizi deklaroi në një moment gjatë debatit me Efin se nuk do të donte që motra e tij të merrte pjesë në një program dashurie si ai që ishte pjesë Efi.
Një gjë e tillë nuk i pëlqeu Arbanës e cila iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk do të kishte dashur të dëgjonte dikë duke thënë të njëjtën gjë për një vajzë që bënte dashuri poshtë jorganit në një format televiziv, duke iu referuar raportit të Luizit dhe Kiarës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.