Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Pas mbarimit të finales së madhe, Efi Dhedhes dha një intervistë për “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ndihej që doli vendi i tretë dhe a e priste që Kristi të ishte kokë më kokë me Luizin.
Efi Dhedhes: Kjo eksperiencë i ka të gjitha të mira dhe të këqija, mund të themi që kanë mbizotëruar të këqijat më shumë…
Mendoje se do eliminoheshe para Kristit?
Jo nuk e prisja po çfarë rëndësie ka, njerëzit e din kush jam unë kush është Kristi nuk e prisja që Kristi të ishte kokë më kokë me Luizin…
Me kë do vazhdosh miqësi jashtë?
Do ti shikoj pak nga pak, me Luizin normal me Kiarën do flasim pak por e kam xhan dhe me gjithë të tjera shohim ngelet për t’u parë jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.