Anaidi është një nga ish konkurrentët e Big Brother i cili ka bërë shumë deklarata të forta për spektaklin vip.
Së fundmi Anaidi ka qenë i ftuar në ‘Dritare’ ku ka zbuluar si do të shkojë rrjedha e lojës së konkurrentëve në prag të finales.
‘Iliri është favorizuar shumë në lojë. Shumë gjëra që Iliri i ka thënë nuk janë dhënë në Prime. Ka shumë gjëra që nuk i japin meritën Ilirit për të marrë çmimin e Big Brother Vip. Pozicioni i tij është luajtur me hatër. Nga ana tjetër janë Beniada dhe Monika.
Beniada është njeri superpozitv, të gjithë e dinë, por nuk mjafton për të fituar një garë si BBV. Nuk fitohet me të qenurit thjesht pozitiv. Duhet të jesh luftarak, duhet të mbash presionin, duhet të flasësh dhe të ngresh zërin. Arjola e mori çmimin, ndërsa Einxhel del një javë para finales’, tha Anaidi, duke lënë të mendohet se fituesi mund të jetë Donaldi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.