×
  • Show Time
  • Show Time

    Einxhel Shkira – Donaldit: Je bërë i famshëm prej ish të dashurës tënde

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 22:46

    Një debat i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt ka ndodhur sonte në spektaklin e Big Brother VIP.

    Moderatorja shqiptare ka akuzuar Donaldin se ka përdorur historinë e tij me Bora Zemanin, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Shkira i është drejtuar Donaldit duke i thënë se ai së bashku me Romeon janë bërë të njohur nga ish të dashurat e tyre, pasi me emisionin e tyre nuk i ka njohur njeri.

    Ky i fundit është revoltuar dhe nuk e ka pritur fare mirë deklaratën e Einxhel Shkirës.

    Gjithashtu debati vazhdoi tutje, Einxhel duke i thënë se ajo kishte pësuar aksident me makinë dhe Donaldi me Romeon e hoqën nga puna, e madje as nuk e kishin paguar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!