Kutia e Pandorës të cilët banorët në çdo spektakël po e hapin, kësaj radhe ishte Arjola e cila duhej të zgjidhte nëse duhej ta hapte apo jo.
Arjola Demiraj zgjodhi të mos e hapte, derisa Monika Lubonja u pyet nga Arbana nëse do dëshironte ta bënte një gjë të tillë, ku edhe aktorja refuzoi këtë gjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Arbana ka vendosur që për këtë gjë ta pyes edhe Einxhel Shkirën, banoren e cila vazhdon të jetë në spital pas operacionit që kishte bërë sot në krah.
Einxhel Shkira vendosi që ta hapte kutinë e Pandorës, por që udhëtimin për në Disneyland ajo vendosi t’ia dhurojë Arjolës së bashku me fëmijët e saj, ani pse kishte të drejtë që për vete të zgjidhte një udhëtim kudo që dëshironte ajo./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.