Artisti i njohur, Elgit Doda, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku ka folur për befasinë që i bëri Donald Veshajt, me të cilin kanë një bashkëpunim.
Gjatë shkuarjes së këngëtarit brenda shtëpisë së Big Brohter VUP, pritej që ta këndonte hitin e përbashkët “TL (Toxic Love)”, por në fakt, ai interpretoi këngën “Ku je”, ndërkohë që aktori puthte e përqafonte Beatrix Ramosajn.
I pyetur në studio nëse ka komunikuar me këngëtaren pas daljes së saj nga Big Brother dhe situatave të vështira që ajo kaloi, Elgiti ka thënë se nuk është takuar me të, por kanë folur, ndërsa i ka dhënë edhe një këshillë.
“Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajë për pjesën se çfarë thonë njerëzit”.
“Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC-së. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK, gjithçka është OK”, citohet të ketë thënë Elgiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.