Prezantuesja e famshme e televizionit, Ellen DeGeneres ka thënë se ajo rezultoi pozitive me COVID-19 dhe po e dërgonte emisionin e saj në pauzë deri pas pushimeve.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar pozitive me për COVID-19. Për fat të mirë, unë po ndihem mirë tani”, tha DeGeneres, 62 vjeçe, në një deklaratë të publikuar në Twitter në mesditë të enjten, shkruan DailyMail.
“Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC”, shtoi ajo. “Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ajo.
Megjithëse DeGeneres zakonisht regjistron episodet e ‘Ellen Show’ të paktën një ditë më parë, shfaqja e së enjtes pasdite ishte një ri-ekzekutim i një episodi që filloi për herë të parë më 15 tetor.
Kjo nënkuptonte anulimin e ditës së fundit të serialit promovues të festave të DeGeneres, që zakonisht tërheqin sponsorë të mëdhenj dhe vlerësime të larta.
Të mërkurën pasdite, DeGeneres transmetoi një episod të ri siç ishte planifikuar, me të ftuar në studio përfshirë këngëtaren Leslie Odom Jr.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.