Elon Musk është parë me të dashurën e tij të re, aktoren australiane Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në St Tropez. Dyshja u panë teksa po hanin drekë në një hotel ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë në natë.
Miliarderi 50-vjeçar dhe 29 vjeçarja besohet se kanë filluar që të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Musk në Los Angeles. Musk mirëpriti fëmijën e tij të dytë me ish-të dashurën Grimes në dhjetor të vitit të kaluar përmes një nëne surrogate.
Elon Musk dhe e dashura e tij e re Natasha Bassett, 27 vjeç, janë shfaqur duke drekuar në St Tropez këtë fundjavë. Dyshja darkuan me patate të skuqura dhe pinë verë në hotelin Cheval Blanc
Ata konfirmuan se janë ndarë në shtator. Miliarderi ka qenë së fundmi kryefjalë e mediave jo vetëm për jetën personale por dhe për faktin për përpjekjen e tij për të blerë platformën sociale, Twitter./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.