Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer disa të vërteta që nuk i dinim më herët për të.
Përpos jetës personale, veshjeve e bizhuterive luksoze, ai nuk ngurroi të fliste hapur edhe për ngacmimet e shumta që i vijnë nga persona të njohur në Shqipëri, si nga showbizi ashtu edhe nga politika.
“Ngacmime kam patur pafund. Kam patur nga persona të njohur të showbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshimit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë,” tha ai duke theksuar më pas se me termin politikanë, u referohet atyre që jo domosdoshmërisht janë në pozitat më të larta”, sqaroi ai.
Sa i përket të preferuarit të tij, Eltoni veçoi Fatos Nanon si të vetmin politikan që jo vetëm nuk do e refuzonte, por do të ishte i gatshëm ta “gjuante” edhe vetë i pari.
“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.