×
  • Show Time
  • Show Time

    Elvana Gjata me performancë të jashtëzakonshme mbrëmë në “Venom”

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 11:23

    “VENOM” mban emrin klubi më i ri në Kosovë.

    Ndonëse në natën e hapjes ishte i ftuar Regard, Dj me famë ndërkombëtare, mbrëmë ishte Elvana Gjata ajo e cila argëtoi të pranishmit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Pas më shumë se një viti pauzë, këngëtarja nga Shqipëria u kthye mbrëmë fuqishëm me një performancë të jashtëzakonshme në klubin “VENOM”.

    Elvana kishte zgjedhur që adhuruesve të muzikës t’ua këndojë disa nga hitet e saj ndër vite, teksa publiku këndonte një zëri me të.

    Ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, të cilët ka kohë që e kanë treguar simpatinë e tyre ndaj muzikës së Elvana Gjatës.

    “VENOM” edhe ditët në vazhdim do të sjell emrat më të pëlqyer të momentit, ndërsa lokacioni i këtij klubi është në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!