×
  • Show Time
  • Show Time

    Elvana Gjata për tragjedinë në Kroaci: Jam me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 14:44

    Nga aksidenti i ndodhur në Kroaci mëngjesin e ditës së sotme kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa mi 40 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


    Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa dyshohet se në Kroaci shoferin e zë gjumi dhe ndodh ky aksident tragjik, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Për këtë ka reaguar edhe Elvana Gjata, e cila përmes një shkrimi në Instagram ka thënë se në këto momente bashkëndjen me familjet e viktimave.

    “Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi”, ka shkruar Gjata.

    Kujtojmë se nga ky aksident tragjik humbën jetën 10 persona, 44 janë të lënduar dhe 15 prej tyre në gjendje më të rëndë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!