×
  • Show Time
  • Show Time

    Elvana Gjata zbulon çdo detaj ekskluziv për koncertin e saj

    Reporteri
    16 Qershor 2023 | 23:25

    Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania.

    Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave, të cilët shprehën shumë entuziast për këtë koncert. Pak ditë më parë këngëtarja ka zbuluar emrat e artistëve të ftuar, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, motra e saj Migena, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Dj Gimmi O, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

    Për të folur lidhur me këtë koncert kaq të shumëpritur, jetën e saj private dhe jo vetë, Elvana ka zbuluar shumëçka në këtë episod të ‘Më lër të flas’!

    Publiku më i veçantë për Elvana Gjatën, në koncertin e saj recital, do të jetë padyshim familja.

    Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime. Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart.

    Ndërsa motra do të jetë pjesë e koncertit, duke performuar live për publikun.

    “Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e Bel Cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim.

    E pyetur nëse do t’a këndojë të gjithë repertorin e saj, prej më shumë se 70 këngësh, Elvana sqaroi se ka krijuar një buqetë shumë të bukur për të gjithë fansat e muzikës së saj që do t’i bashkohen të enjten e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!