×
  • Show Time
  • Show Time

    Elvana realizon ëndrrën, mbush stadiumin në Tiranë

    Reporteri
    23 Qershor 2023 | 10:32

    Këngëtarja Elvana Gjata e ka ‘dridhur’ Air Albania Stadium me koncertin e mbajtur mbrëmë.

    Në stadiumin shqiptar “Air Albania”, kryeministri Rama ka shpërndarë një video për mbështetësit e tij në Facebook dhe për të promovuar vlerat verore të Shqipërisë, duke mbështetur këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

    Aty shihet një kapacitet i tejmbushur njerëzish që kanë ardhur për të shijuar muzikën dhe atmosferën rinore. Nën tingujt e Elvana Gjatës, e gjithë kjo dukej edhe më ‘e mrekullueshme’.

    Pas gjithë kësaj atmosfere, edhe vetë këngëtarja ka reaguar për koncertin e ashtuquajtur “Dekada”, ku ka falënderuar publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme.

    Gjata tha që i është dhënë forcë dhe shumë dashuri që do ta mban në mend gjithë jetën.

    “Ma keni dhene sot aq shume force e dashuri, qe do ta kujtoj gjithe jeten” tha ajo.

    Këngëtarja Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar në mbarë botën, ajo vlerësohet shumë dhe gëzon mbështetje të madhe.

    “Faleminderit nga zemra, ma keni dhene sot aq shume force e dashuri, qe do ta kujtoj gjithe jeten. Kete koncert ja dedikoj gruas shqiptare, por ne vecanti vajzave me te vogla qe jane duke nisur rrugetimin e tyre. Mos u dorezoni kurre, asgje nuk mund ta ndale forcen tuaj dhe punen e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”, ka shkruar Gjata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!