Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka akuzuar muzikantin Robin Thicke për ngacmim seksual. Në librin e saj të parë, modelja thotë se gjatë realizimit të videos për “Blurred Lines” artisti i ka prekur asaj gjoksin disa herë. Videoja “Blurred Lines” i shkatërroi jetën.
Në ato imazhe ajo u shfaq topless dhe në kohën e realizimit, në 2013, u fol për një videoklip seksist. Tani modelja rrëfen se Robin Thicke e ngacmonte në xhirime dhe “i preku gjoksin me të dyja duart”.
Emily rrëfeu episodin në librin e saj të parë, autobiografik, “Trupi im”, i cili do të dalë në treg më 19 tetor dhe të cilin Sunday Times e paraprin.
“Ai u kthye i dehur në xhirime vetëm për të xhiruar me mua, ndjeva duart e një të huaji që më shtrëngonte gjinjtë nga prapa. U largova instinktivisht”, thotë ajo.
Regjisorja Diane Martel konfirmoi gjithçka: “Mbaj mend atë moment, kur pashë se çfarë po ndodhte, fillova të bërtas; Çfarë po bën? Mjaft, xhirimet kanë mbaruar!’ ….”, shtoi ajo.
Këngëtari dhe producenti 44-vjeçar më vonë do të kërkonte falje, duke pretenduar se ishte “i dehur vazhdimisht” në atë kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.