Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me vendlindjen e saj.
Ajo e ka bërë shumë herë me dije se nuk ka komplekse, dhe se publikon në rrjetet sociale imazhe të çfarëdoshme nga përditshmëria.
Kohëve të fundit, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi bashkë me familjen në vendlindjen e saj, në Mal të Zi.
Emina ka publikuar së fundmi në fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në një serë me pjepra në Tuz, teksa po mbledh disa prej tyre.
“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Çunmulaj në mbishkrimin e fotografisë.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.