Pas një pushimi disa-javor në Mal të Zi tek familjarët e saj, Emina Çunmulaj tani është rikthyer në ShBA.
Modelja shqiptare ditën e sotme ka zgjedhur t’i kujtojë sërish ato ditë të bukura që kaloi në Mal të Zi, ndërsa ka publikuar disa prej tyre, shkruan Gazeta Online “Repoteri.net”.
Çunmulaj shfaqet e veshur me fustanin e bardhë, ndërsa ka nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur, duke qenë se modelja është në pritje të ëmbël.
Emina Çunmulaj shumë shpejt pritet të sjellë në jetë një djalë.
Ndryshe, modelja ka vite që është martuar dhe nga kjo martesë ka dy vajza.
/Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.