Këngëtari Sabian Medini ka treguar mes lotësh arsyen e fortë që e bëri të ndryshojë emrin.
Ai ka treguar se emri i tij ishte Lorenc, por kur humbi nënën vendosi të ndërronte emrin që ta ndjente më pranë dhe zgjodhi një emër të ngjashëm me të. Sabiani deklaroi se nënën e humbi më 8 mars dhe ajo quhej Shabale.
“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale, si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabian. Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, rrëfeu ai në emisionin “S’e luan topi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.