Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi publikoi një fotografi mjaft provokuese për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka pozuar në pishinë, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Mos e fshih magjinë tënde, bota po të pret”.
Ndërkohë, këto ditë ajo u vu në qendër të vëmendjes së mediave edhe për faktin se reperi Noizy, që dikur ishte bashkëpunëtor i ngushtë i saj, rrëfeu në emisionin “NIN”, arsyen se pse dyshja i prishën raportet.
“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet”, tha reperi.
Përkundrejt këtyre deklaratave, nuk pati asnjë replikë nga Enca, deri në ditë enjte.
Së fundmi, ajo bëri një status të shkurtë në InstaStory, ku citoi se ka edhe ajo diçka për të treguar, por që tani nuk është momenti i dukur.
“Kam një rrëfim për ta bërë, thjesht më duhet pak kohë”, shkroi Enca në InstaStory.
Duke mos etiketuar person apo ngjarje, ajo la në mënyrë të tërthortë të kuptohet se fjala ishte për Noizyn, pas deklaratave të tij të fundit, të thëna në “NIN”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.