×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca me të dashurin e saj Mickey Neblett, publikojnë momente të këndshme që po shijojnë në Dubai

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 10:45

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.

    Ajo është duke shijuar një romancë me masazherin afrikan, Mickey Neblett, me të cilin javë më parë u shfaq në një video të përbashkët në rrjetet sociale.

    Çifti duket se janë duke ia kaluar jashtë mase mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa po e kalojnë verën duke vizituar destinacione turistike.

    Së fundmi, Enca dhe Mickey kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare, ai i cili ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, ku tregon momentet e këndshme që çifti po shijojnë atje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!