×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 15:10

    Këngëtarja Enca Haxhia tashmë është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale.


    Artistja, e cila këtë kohë ka qenë goxha aktive me postime, këtë herë ka publikuar një fotografi provokuese duke pozuar nga mbrapa dhe duke vënë në fokus të pasmet e saj.

    Imazhin e ka ndarë me 2.3 milionë ndjekësit, ndërsa për një kohë të shkurtër postimi i 24 vjeçares është bërë viral gjithandej.

    “Pamje në pamje, mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

    Ndërkaq, kjo pozë arriti të grumbullojë afro 60 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet, transmeton telegrafi.

    Duke qenë se këtë kohë ka marrë pak pushim nga muzika, Haxhia të fundit këngë e lansoi në fund të muajit korrik.

    “Break Down” mban titullin kënga, në të cilën bashkëpunoi me reperin Don Xhoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!