×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca zbulon tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikim për të

    Reporteri
    30 Korrik 2023 | 18:22

    Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia prej kohësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.

    Ajo zbuloi se ishte në një romancë me afrikanin Mickey Neblett, e që kjo nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut, duke e shprehur këtë përmes komenteve negative në rrjetet soicale.

    Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, Ena nuk ka hezituar që të iu kundërpërgjigjet këtyre komenteve.

    Por, autorja e “Rakia” ka vazhduar të shfaq partnerin e saj të ri dhe dashurinë që ata po e jetojnë pavarësisht të gjithave.

    Në një postim të fundit, Enca ka treguar tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikimi për të.

    “Ru e Encës së tij”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit.

    Ndryshe, këngëtarja ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin me një projekt të ri, kënga e saj e fundit është “Suavele”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!