×
  • Show Time
  • Show Time

    Ende pa u bërë nënë, Fifi tregon emrin që do t’i vendos djalit të saj

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 20:24

    Nga 5 tetori Fifi ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

    Ky edicion i parë VIP, i drejtuar nga Arbana Osmani ka mbledhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri plot 13 banorë, figura të njohura të ekranit, shkruan Reporteri.net.

    Njëra nga banoret është edhe Fifi, këngëtarja e shumë hiteve.

    Së fundmi, në një bisedë me Semin, Donaldin dhe Beniadën, këngëtarja nga Kosova u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet nënë, derisa Donaldi i tha se më shumë e sheh nënë të një djali.

    Fifi gjithashtu tregoi se ka menduar edhe emrin për djalin e saj.

    “Unë jam shumë gati të bëhem nënë, mezi po pres. Edhe nëse ndodh padashje, do e mirëprisja. Ka vite që e kam menduar emrin e djalit. Do e quaja Gegë”- tregoi këngëtarja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!