×
  • Show Time
  • Show Time

    Enxhi e ‘Love Story’ dhe Ana e ‘PërPuthen’, shoqet që u rrahën për një mashkull

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 10:09

    Tashmë të gjithë e njihni Anën e Përputhen e cila veç kërcimeve, pëlqimit ndaj Fatjonit apo Atdheut bëri bujë pas fotos me Arjonin në krevat.


    Mesa duket Ana e paska zakon t’u futet në krevat të tjerëve.

    U habitët nga kjo frazë? Ua shpjegojmë ne!

    Por para kësaj kalojme pak tek Enxhi e Love Story, vajza e cila bëri një takim me Saimirin në një dhomë masazhi, por pas kësaj ai e eleminoi.

    Burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se Ana e Përputhen dhe Enxhi e Love Story dikur kanë qenë shoqe të ngushta.

    Marrëdhënia e tyre është prishur pasi Enxhi ka kapur mat në krevat, në shtepinë e saj Anën me të dashurin e saj.

    Burimet të afërta pranë saj kanë treguar për “Kryefjala” se Enxhi e ka rrahur Anën e cila ka përfunduar në spital dhe ende sot ka një shenjë në fytyre.

    Enxhi e ka çarë në fytyrë, të cilën Ana e ka qepur dhe duket se i ka ngelur një shenjë tashmë jo vetëm në kujtesë, por edhe në fytyrë.

    Pra këto pune qenkan të thella shumë, e pas këtij sherri të dyja kanë shkuar në programe të ndryshme për të njejtën arsye: të gjejnë burrë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!