Këngëtarja Era Istrefi, përmes disa postimeve të fundit ka bërë të ditur se është rikthyer në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në një nga postimet e fundit në Instagram ajo ka treguar se ndihet e lumtur kur vjen në vendlindje.
“Gjithmonë ndjenjë e mirë me u kthy në Kosovë”, ka shkruar Era e cila më pas ka treguar se si u prit në shtëpi.
Ajo është pritur me një buqetë me lule.
Kujtojmë se Era ka kohë që ka depërtuar në tregun botërorë, ndërsa së fundmi ka publikuar një duet me motrën e saj Norën këngë e cila titullohet “Nuk e di”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.