Këngëtares Era Istrefi i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e ftuar të këndonte në natën e Krishtlindjeve.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja, e cila përmes një postimi në Instagram, i ka njoftuar ndjekësit e saj se koncerti i planifikuar të mbahet në New York është anuluar.
“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.