Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Prishtina International Film Festival” ka mbajtur edicionin e 14-të dedikuar regjisores Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë në qershor.
Me moton “For Her”, pjesë e këtij festivali ishin shumë fytyra publike, në mesin e tyre, edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, publikoi disa imazhe duke treguar që ishte në këtë festival, pasi i kishte dhënë fjalën Vjosës së Tirana do të marrë pjesë. Gjithashtu shtoi se ky festival është një histori suksesi për Prishtinën e Tiranën.
Postimi i plotë:
“Edicioni i 14-të i PriFest – Prishtina International Film Festivalerdhi me moton “For Her”, kushtuar një gruaje shembull, mikes sime të mirë, themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës.
Mbajta fjalën që i dhashë Vjosës, pak kohë më parë, se Tirana do të ishte pjesë e Festivalit sepse besoj fort se ajo që është një histori suksesi në Prishtinëështë edhe suksesi ynë në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.