×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermal Fejzullahu bën homazhe në Prekaz: Lavdi gjakut të familjes Jashari

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 21:55

    Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, të enjten ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

    Këtë e bëri të ditur përmes publikimit të një fotografie, ku shfaqej në mesin e shumë burrave që e kishin shoqëruar në këtë vizitë.

    “Lavdi gjakut të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë të Kosovës”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë.

    Ermali përndryshe njihet si një prej këngëtarëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.

    Ai sjell vazhdimisht projekte të ndryshme muzikore për fansat, të cilat priten kryesisht mirë nga fansat e tij.

    Pa dyshim që i njëjti do të jetë i angazhuar veçanërisht gjatë verës, ku është sezoni i mbrëmjeve muzikore për thuajse të gjithë këngëtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!