×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermal Mamaqi “thumbon keq” banorët e “BBVA”

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 18:13

    “Big Brother VIP Albania”, është formati më i komentuar dhe më i suksesshëm i momentit.

    Këtë format janë duke e komentuar të gjitha personazhet, prej të cilëve disa kanë edhe komente jo edhe aq të mira

    Një koment e ka dhënë edhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi.

    I ftuar në “Top Albania Radio”, Mamaqi, tha se në këtë format hyjnë personat që nuk kanë çfarë të humbin.

    “Mesa kemi parë nga këto 100 “Big Brother-at” që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skadence, pasi mbaron “BBVA” dhe deri diku, pa paragjykuar dhe fyer asnjeri, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël. Jehona vazhdon disa kohë dhe kaq. Kur më thonë ca njerëz që “Uau, braavo! Njëshi, dyshi, shih sa e mirë kjo”, unë u bëj një pyetje: “Ore, para se të fillonte “BBVA”, ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër (më parë)? Pse gjithë kjo epidemi? Pse gjithë kjo fitore, këto vlera të proklamuara, këto avantazhe?”.

    Ermali u shpreh se mendon se e gjithë fama vjen prej formatit dhe jo prej personazheve.

    “Padyshim, (është efekti i formatit) dhe padyshim, këtë format e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur, sepse dikush që ka një listë të gjatë me punë, nuk e gjen mundësinë për të hyrë aty brenda. Unë për shembull nuk e kam. Po të futem aty brenda, do humbas lekë çdo ditë”, ka shtuar ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!