Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolur të momentit.
Ata duken gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment.
Madje sipas “Panorama Plus”, sulmuesi i ka bërë propozimin për martesë modeles, e cila ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë (ka realizuar dhe fotosesione me vello).
Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar.
Kujtojmë se Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.
Ndërkohë që shpesh herë janë përfolur dhe për një fejesë të mundshme pasi është vënë re një unazë në gishtin e fejesës të Oriolës.
Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare kështu që do ishte më mirë të reagonte ndonjëri prej tyre për të treguar se deri në çfarë pike ka arritur lidhja e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.