×
  • Show Time
  • Show Time

    “Është legjendë”, vëllai i Arbër Hajdarit dhe partnerja e tij Beniada dalin hapur krah Luizit

    Reporteri
    13 Janar 2023 | 14:43

    Gënjeu apo jo Luizi? Kjo ende vijon të mbetet e dyshimtë, por këngëtari vijon të marrë mbështetje masive nga publiku jashtë shtëpisë.

    Ditën e djeshme në krah të tij kanë dalë edhe Beniada Nishani bashkë me partnerin e saj Blerti Hajdari.

    Teksa kanë qenë duke ndjekur bashkë banorët ata kanë postuar foto në rrjetet sociale ku duket edhe i njëjti kënd i shtëpisë.

    Të dy kanë fiksuar momentin kur Luizi kujdeset për Kiarën pasi kjo e fundit u rikthye në shtëpi nga spitali.

    Luizi i qëndron pranë këngëtares, teksa ajo përpiqet të ndërrohet, ndërkohë që i mban një jorgan si mburojë në mënyrë që banorët e tjerë të mos e shikojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!