Sonte në mbrëmje fillon Eurovision 2023, ngjarja më e njohur e këngës në botë.
Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, këtë vit edicioni do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Eurosong” përbëhet nga tri mbrëmje nga tri mbrëmje: dy gjysmëfinale të cilat mbahen me datë 9 dhe 11 maj ndërsa finalja e madhe më 13 maj.
Sa i përket renditjes, në top listë prej ditësh, sipas eurovisionëorld.com ëshë emri I finlandezit Käärijä ndërsa pas tij Loreen dhe ‘Tattoo’. Kryesuesi I listës do të performojë I fundit në natën e sotme të gjysmëfinales dhe kualifikimi I tij është pothuajse një përfundim i paramenduar.
Ndërkaq Shqipëria, në mesin e 37 konkurentëve, përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”.
Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.